Dërguti falënderoi mbështetësit e saj

Dërguti falënderoi mbështetësit e saj

Ish deputetja Aida Dërguti nuk do të kandidojë edhe njëherë për këtë post.

Lajmin e bëri të ditur vetë Dërguti nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ku sqaroi se nuk do të jetë pjesë e asnjë liste zgjedhore dhe se vota e saj do të shkojë për kandidatët e PSD-së.

Dërguti që është pjesë e PSD-së tha se kësaj radhe do t’i bashkohet sovranit.

Në këtë kohë aderimesh nëpër parti e lista zgjedhore, kur rëndom shumica e fillojnë angazhimin politik, më duhet të ju njoftoj se nuk do të jem pjesë e asnjë liste zgjedhore. Për të shmangur çdo spekulim mediatik, vota ime do të shkojë për kandidatët e PSD-së. 
Angazhimi im politik gjithmonë ka qenë në përputhje me bindjet e mia, pa i llogaritur rrethanat e vështira, si atëherë kur iu bashkova Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Poashtu, edhe në Lëvizjen VETËVENDOSJE! më gjatë kam qenë e angazhuar jashtë institucioneve (që nga vitit 2005) sesa brenda institucioneve (që nga viti 2014). Në momentet kur nuk kam qenë mjaftueshëm e bindur, (siç ka ndodhur që nga përfundimi i luftës e deri më 2005) edhe pse zhvillimet politike i kam përcjellur me vëmendje, nuk jam angazhuar.  Kësaj radhe po i bashkohem sovranit! Ju faleminderit të gjithëve që më keni mbështetur! P.S. Militantë të të gjithë krahëve, mos provoni të abuzoni me hapësirën e komenteve sepse kam zero tolerancë ndaj juve”, shkroi Dërguti./21Media