AAK-së po i bashkohen emra të rinjë

AAK-së po i bashkohen emra të rinjë

Kosova aktualisht është në prag të zgjedhjeve të parakohshme, në këtë kohë aderimet nga figurat publike nëpër parti të ndryshme politike nuk kanë të ndalur.

Gjatë ditës së sotme Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës iu bashkuan dy këngëtare të njohura të estradës, Aida Doci dhe Adelina Berisha.

Aderimin e tyre në AAK për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar këshilltari i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, Erolld Belegu.

Ai tha se artistet në fjalë sot i janë bashkuar AAK-së, si dhe morën pjesë  në mbledhjen e sotme të AAK-së, shkruan rtv21.tv

Përveç, dy artisteve sot në AAK  ka aderuar edhe vetë Belegu, i cili gjithashtu do të kandidoj edhe për deputet të Kuvendit të Kosovës.

Ndërkohë, dje Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës iu bashkua edhe ish moderatori, Resul Sinani. /21Media