Ja çfarë thotë Aida për Medën

Ja çfarë thotë Aida për Medën

Këngëtarja e njohur, Aida Doci është njëra prej këngëtareve e cila veçohet për zërin unik. Ajo njihet më shumë për baladat e saj me tema të ndryshme emocionuese.

Aida, është shumë aktive edhe në rrjetet social, me postimet e saj herë pas here ajo qëndron sa më afër fansave të saj.

Së fundmi, Aida në instagram ka përdorur opsionin pyetje përgjigje ku ka pranuar pyetje të shumta nga ndjekësit.

Njëri prej ndjekësve të Aidës e ka pyetur atë se çfarë mendimi e ka ajo për këngëtarin e njohur, Meda.

“A t’pëlqen Meda”, kishte shkruar ai. Ndërsa reagimi i Aidës ishte i menjëhershëm.

“Po është shumë i mirë në muzikën që aj e bon, përndryshe un kom respekt shumë të madh për të sepse është njeri shumë pozitiv”, ishte përgjigja e Aidës për ndjekësin e saj.

Kujtojmë se, Aida së fundmi ka publikuar katër këngë, të cilat do të jenë pjesë e albumit të saj që do të publikohet së shpejti. Kurse në xhirimet e programeve festive për vitin 2019, përveç këngëve solo, Aida ka mare pjesë edhe me disa bashkëpunime me këngëtarë tjerë.

Ndërsa, “Më ke lan në rrugë” titullohet kënga e fundit e Medës, të cilën e solli në kuadër të xhirimeve të vitit të ri 2019. /21Media