Ani pse ende po e shijon suksesin e këngës “Amore” të cilën e solli një muaj më parë në bashkëpunim me Morena Tarakun, duket se Aida Doci nuk ndalet me kaq!

Ani pse ende po e shijon suksesin e këngës “Amore” të cilën e solli një muaj më parë në bashkëpunim me Morena Tarakun, duket se Aida Doci nuk ndalet me kaq!

Ajo menjëherë ka paralajmëruar se shumë shpejt do të sjellë diçka të re. Këtë lajm e ka bërë të ditur përmes një postimi në Instagram, shkruan rtv21.tv

“Coming soon…”, (Po vjen shumë shpejt), ka shkruar këngëtarja në “selfien” e publikuar.

Kujtojmë se kënga “Amore” ka arritur mbi 2 milionë klikime në kanalin zyrtar YouTube.