"Un s'muj mej thane" quhet projekti i Aidës

“Un s’muj mej thane” quhet projekti i Aidës

Këngëtarja e njohur, Aida Doci ka publikuar projektin  e radhës. Aida dje ka publikuar këngën “Un s’muj mej thane”, Të cilës i ka realizuar edhe videoklipin, shkruan rtv21.tv

Tekstin dhe muzikën e këngës së re të Aidës i ka bërë këngëtarja e njohur, Filloreta Raçi-Fifi. Për orkestrimin e “Un s’muj mej thane” është përkujdesur Wirusi, ndërsa videoklipi është realizuar nga Urbangraphics.

Këngëtarja 23 vjeçare përmes një postimi në instagram ka falënderuar të gjithë ata që e kanë ndihmuar në realizimin e projektit.

“Sapo doli kenga e re shpresoj ta pelqeni. Faleminderit nga zemra te gjithe juve qe u perkujdeset per kete projekt”, ka shkruar këngëtarja në instagram, ku numëron 134 mijë ndjekës./21Media