Një version ndryshe i këngës "Me Kast"

Një version ndryshe i këngës “Me Kast”

Këngëtarja e njohur shqiptare, Aida Doçi ka sjellë një version të ri të këngës “Me Kast”, që është produkt origjinal i këngëtares së mirënjohur shqiptare, Gilit.

Aida Doçi këtë këngë e ka ripërpunuar në studion e producentit të njohur nga Ferizaj, Bini Nebihu.

Kënga është publikuar vetëm në versionin audio, në kanalin zyrtar të Aidës në Youtube, përcjell rtv21.tv

Versioni origjinal i këngës “Me Kast” ishte publikuar në vitin 2004, dhe që nga ajo kohë vazhdon të dëgjohet sot e kësaj dite./21Media