Edi Rama më mëngjes me lajme për qytetarët

Edi Rama më mëngjes me lajme për qytetarët

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot ka publikuar një video nga ndërtimi i një prej avionëve të “Air Albania” i cili pritet që të fillojë fluturimet së shpejti.

Më herët, Rama është shprehur se “Air Albania” do jetë kompania e parë ajrore shqiptare që pritet të nisë fluturimet, e cila do të kontribuojë në imazhin e Shqipërisë jashtë vendit, si dhe synon që krahas Evropës, nga Shqipëria të nisin udhëtime trans-oqeanike deri në Amerikë.

Po ashtu, ai e ka konsideruar si historike krijimin e kompanisë “Air Albania”.

Tashmë premtimi është një realitet, kryeministri publikon videon me finiturat e fundit të linjës ajrore kombëtare “Air Albania”.

“MIRËMËNGJES dhe me këtë moment mbresëlënës të përgatitjeve të fundit të AIR ALBANIA, ju uroj një ditë të bukur“, ka shkruar Rama mbi videon e publikuar në “Facebook”./21Media