Sezoni i Ajaxit për t’u mbajtur në mend

Sezoni i Ajaxit për t’u mbajtur në mend

Ajaxi e ka përmbyllur sezonin duke e fituar titullin e parë në Ligë që prej vitit 2014, pasi e mposhti De Graafschapin me rezultat 4:1 në ditën finale të kampionatit.

Golat në pjesën e parë i shënuan, Lasse Schone dhe Nicolas Tagliafico kurse, në pjesën e dytë  Dusan Tadic shënoi dy gola, kështu duke i siguruar titullin Ajaxit, të dytin këtë sezon pas Kupës së Holandës.

Ky sezon i Ajaxit është  për t’u mbajtur në mend, pasi holandezët i rrëzuan gjigantët si Real Madridin dhe Juventusin rrugës drejt gjysmëfinales. /21Media