Shëndeti i njeriut

Shëndeti i njeriut

Shkencëtarët kanë zbuluar lidhje midis niveleve të larta të ndotjes dhe humbjes së kujtesës.

Ndikimi i ndotjes së ajrit ndikon në humbjen e kujtesës te njeriu. Këtë e kanë vërtetuar studiuesit nga Universisteti i Warwick.

Ata gjetën se kujtesa e njerëzve është më e dëmtuar në zonat me nivele të larta të dioksidit të azotit (NO2) dhe grimcave të ajrit (PM10), transmeton rtv21.tv.

Duke krahasuar kujtesën e atyre që jetojnë në zonat më të ndotura të Anglisë me ata në ajër më të pastër, u zbulua se njerëzit në zonat më të ndotura e kanë humbjen e kujtesës të njëjtë si me dikë që është 10 vite më i madh në zonat me ajër të pastër./21Media