"Botimi do të shpërndahet në të gjitha institucionet qendrore të Republikës së Kosovës"

“Botimi do të shpërndahet në të gjitha institucionet qendrore të Republikës së Kosovës”

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës ka botuar “Fjalorin Enciklopedik të Kosovës”, ky cilësohet të jetë projekti më i madh dhe i rëndësishëm i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.

Akademik Muhamet Kraja, përmes një postimi në profilin zyrtar Facebook bënë të ditur se ky botim do të shpërndahet në të gjitha institucionet qendrore të Kosovës, biblioteka dhe redaksitë e mjeteve të informimit, për arsye që informacionet dhe të dhënat në përdorim për Kosovën dhe botën shqiptare të dalin më të sakta, shkruan rtv21.tv 

“Projekti më i madh dhe më i rëndësishëm i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, vepra e parë enciklopedike e botuar në Kosovë. Në dy vëllime me 1,818 faqe, janë përfshirë tekstet e rreth 6,000 zërave, të hartuar nga 506 autorë, një vepër kolektive e hartuar nga profesorë universiteti, shkrimtarë, publicistë, artistë dhe ekspertë të fushave të ndryshme të shkencës dhe të dijes: gjeografi, histori, ekonomi, shkenca politike dhe juridike, albanologji, arkeologji, shkenca sociale, mjekësi, shkenca të natyrës dhe shkenca teknike, letërsi, informim, muzikë, arte figurative dhe arte skenike, sport dhe trashëgimi kulturore. Botimi do të shpërndahet në të gjitha institucionet qendrore të Republikës së Kosovës, në biblioteka dhe redaksitë e mjeteve të informimit, në mënyrë që informacioni dhe të dhënat në përdorim për Kosovën dhe botën shqiptare të dalin më të plota dhe më të sakta”, ka shkruar akademik Muhamet Kraja. /21Media