"Akademia e Shkencës në Kosovë është në gjumë dhe gërryen paranë publike"

“Akademia e Shkencës në Kosovë është në gjumë dhe gërryen paranë publike”

Në komisionin parlamentar për arsim, sot është raportuar një hulumtim për Akademinë e Shkencës në Kosovë, ku janë evidentuar mjaft shkelje.

Kushtrim Koliqi nga “Integra”, ka thënë se Akademia e Shkencës në Kosovë është në gjumë dhe gërryen paranë publike. Sipas tij, ASHAK ishte dashur të jetë më aktive, të gjeturat janë brengosëse dhe neveritëse. “Akademia e Shkencave ka qenë më produktive në kohën e Milosheviqit se sa tash”, tha ai.

Shkelzen Gashi, autori i këtij hulumtimi theksoi se asnjë projekt të rëndësishëm për vendin. Me paga dhe me kushte më mirë se akademitë e vendeve të rajonit.
“Shumica e librave të botuara nga Akademia janë vetëm ribotime. Krejt i kanë katër projekte të mëdha, dy iu kanë dështuar”, tha Gashi.

Ai shtoi se në bazë të hulumtimeve, kryetari saj, Nexhat Daci ka bëtë plagjiaturë.

Gashi tha se pagat e larta prej 1300 deri 1500 euro dhe mos arsyetimi i tyre për punën e bërë në Akademi, është shqetësuese.

Deputetja Teuta Haxhiu ka thënë se të gjeturat për ASHAK janë mjaft shqetësuese, ku shqetësimi më i madh është mungesa e transparencës financiare.

Albulena Balaj Halimaj, anëtare e Komisionit, tha se ndihet e turpëruar kur thuhet në Kuvendin e Kosovës, Akademia e Shkencës është me keq se në kohën apo sistemin e Milosheviqit.

Kryetari i Komisinit, Ismajl Kurteshi tha se për këto shkelje të mundshme në Akademi, shumë shpejt do të ftohen drejtuesit e Akademisë për raportim në Parlament.