Gjatë kësaj ceremonie do të ndahen edhe mirënjohje

Gjatë kësaj ceremonie do të ndahen edhe mirënjohje

Akademia e Kosovës për Siguri Publike sot shënon 20 vjetorin e themelimit.

Në ceremoni do të marrin pjesë ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Ekrem Mustafa, zëvendësudhëheqës i Misionit në Kosovë të OSBE-së, Kilian Wahl, menaxhere e programit të ICITAP në Kosovë, Kimberly Riffe, si dhe udhëheqës të institucioneve të sigurisë publike, drejtor të përgjithshëm të Agjencive të Sigurisë Publike.

Në ceremoninë e shënimit të njëzet vjetori të themelimit të Akademisë do të marrë pjesë edhe drejtori i parë i Akademisë atëherë Shkolla e Shërbimit Policor të Kosovës, Steve Bennett, si dhe udhëheqësit e Akademisë gjatë viteve në vijim.

Gjatë ceremonisë do të ndahen mirënjohje për themeluesit dhe përkrahësit e Akademisë OSBE – Misionit në Kosovë dhe Programit të ICITAP në Kosovë, si dhe ish udhëheqësve të Akademisë.

Ceremonia fillon ora 10:45 dhe mbahet në katin përdhese të Qendrës Mësimore “Steve Bennett” në AKSP, në Vushtrri.