Pas kritikave, deklarohet Akademia

Pas kritikave, deklarohet Akademia

Akademia suedeze e Shkencave ka mbrojtur vendimin e saj, për dhënien e çmimit Nobel në Letërsi, shkrimtarit austriak, Peter Handke, duke shtuar se ai bëri deklarata proaktive, por nuk e mbështeti gjakderdhjen.

Në një tekst në gazetën suedeze “Dagens Nyheter”, Mats Malm, kreu i Akademisë suedeze, pranoi që Handke ka bërë “komente provokuese, të papërshtatshme dhe të paqarta për çështje politike“.

Sidoqoftë, ai theksoi se ai nuk e mbështeti gjakderdhjen dhe e dënoi qartë masakrën e Srebrenicës.

Akademia nuk ka gjetur asgjë në shkrimet e tij që përbën një sulm ndaj shoqërisë civile ose ndaj respektit për barazinë e të gjithë njerëzve“, shkroi Malm.

Akademia suedeze citoi një tekst të gazetës gjermane “Sueddeutsche Zeitung” në vitin 2006, në të cilën Handke theksoi se masakra e Srebrenicës ishte krimi më i keq kundër njerëzimit në Evropë, që nga Lufta e Dytë Botërore.

Çmimi për Handken ka ngjallur shumë kritika, duke përfshirë të mbijetuarit dhe të afërmit e viktimave të masakrës së Srebrenicës në 1995. Ata po i bëjnë thirrje Akademisë Suedeze të tërheqë vendimin për çmimin.

Handke gjithashtu mbështeti liderët serbë të Bosnjës, Radovan Karaxhiq dhe Ratko Mladiq, të cilët janë të dënuar për gjenocid në Srebrenicë.

Ndarja e çmimit Nobel për shkrimtarin austriak, nga ana e Komitetit të Nobelit, kishte ngjallur reagime të shumë institucioneve dhe personaliteteve botërore.

Kujtojmë se Handke dje ka anuluar një konferencë për media në vendlindjen e tij Grifen. Handke ka thënë se nuk do t’iu përgjigjet më pyetjeve të gazetarëve.