AKI kërkon që pagat e tyre të jenë konfidenciale

Sipas Musliut, në të gjitha vendet e botës, pozitat në AKI trajtohen më ligje të  veçanta

Në mbledhjen e Komisionit parlamentar për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë është shqyrtuar kërkesa e AKI-së lidhur me përjashtimin nga fushëveprimi i Projektligjit për Paga në Sektorin Publik.

Pas mbledhjes së mbyllur për media nënkryetarja e Komisionit, Ganimete Musliu tha se sot në këtë mbledhje u diskutua për kërkesën e AKI-së për trajtimin e pozitave menaxheriale në lidhje me pagat.

Sipas saj, në të gjitha vendet e botës, pozitat në AKI trajtohen më ligje të  veçanta dhe nuk duhet të deshifrohen. Sipas saj, pagat do të vendosen me diskutimin e buxhetit.

Musliu u pyet edhe për gjendjen e sigurisë për të cilën tha se është e qetë .

“Pjesa veriore si komision parlamentar jemi të informuar se nuk ka asnjë rrezikshmëri të lartë. Mos të lejojnë pa targa ne atë anë, ky problem na shqetëson. Pa targa mendoj se është një cenues i lirisë brenda, don kohë por do të bëhet mirë”, theksoi ajo.

Back to top button