Akil Gjakova feston ditëlindjen e 23-të

Loading...

Akil Gjakova feston ditëlindjen e 23-të

Pothuajse të gjitha mediat kosovare dhe jo vetëm, në vitin 2018 u pushtuan nga emri i xhudistit të njohur, Akil Gjakova. Ai arriti të lë gjurmë në historinë e xhudos dhe më tej kufijve, shkruan rtv21.tv

Përderisa në Lojërat Olimpike të realizuara përgjatë viteve ishte vetëm Majlinda Kelmendi, ajo që na bëri zemrën mal, në Tokio 2020, Kosova do të prezantohet me një ekip shumë më të kompletuar, në të cilin do të jetë edhe Akili, i cili veç ka filluar përgatitjet për këto gara.

Akil Gjakova sot feston ditëlindjen e 23-të. Këtë e bëri të ditur vetë xhudisti përmes Instagramit, ku publikoi një fotografi me të fejuarën e tij, Suela Muminovic.

 

View this post on Instagram

 

My birthday 🎂

A post shared by Akil Gjakova (@akilgjakova) on

Edhe e fejuara e tij, Suela i shkroi një urim të veçantë.

“Shum urime për ty dashuri”, shkroi ajo sipër postimit në Facebook.

Akili filloi të praktikojë xhudo në moshën 6-vjeçare. Debutimin e tij e bëri në vitin 2012, në garat zyrtare ndërkombëtare në këtë disiplinë./21Media