Akil Gjakova fitoi medaljen e artë
10 Shkurt 2018
Akili i artë në Paris
Loading...
Akili i artë në Paris
Xhudisti kosovar, Akil Gjakova ka fituar medaljen e artë në Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Paris.
Ai në finale mposhti gjeorgjianin, Lasha Shavdatuashvilli, në kategorinë -73 kg. Për të arritur deri në finale, Akilit iu desht të mposhtë edhe katër kundërshtarë të tjerë.
Ndërkohë, edhe xhudistja kosovare, Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja Krasniqi ka mposhtur në repesazh japonezen, Natsumi Tsunoda, në kategorinë -52 kg. Ndërkohë, e pafat u tregua Nora Gjakova që u ndalë në rrethin e dytë./21Media
Loading...