​Akil Gjakova fiton medaljen e argjendtë në Abu Dhabi

Xhudisti kosovar, Akil Gjakova, ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Abu Dhabit.

Pas pesë fitoreve të shënuara, ai u ndal në finale të kategorisë deri në 73 kilogramë.

Akili fitoi medaljen e parë që prej se u bë kampion Evrope 2021 dhe medalist i bronztë në Lojërat Mesdhetare Oran 2022, përcjellë KosovaPress.

Kjo fitore ka sjellë plus 700 pikë në llogarinë e tij për Lojërat Olimpike Paris 2024.

Nesër garon Shpati Zekaj, ndërsa kampionet olimpike, Distria Krasniqi, Nora Gjakova, pushuan, sikurse Laura Fazliu.

Back to top button