Akil Gjakova fiton medaljen e artë në Evropianin e Xhudos

(Lajm i përditësuar)

Akil Gjakova e ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian të Xhudos në Prishtinë.

Pas një luftë të vështirë, Akili ka mposhtur italiani Lombardo për ta rrëmbyer të artën për Kosovën.


Vjen medalja e tretë, e rrëmben Distria Krasniqi

Nuk kanë të ndalur medaljet për Kosovën në Kampionatin Evropian të Xhudos. Të tretën me radhë, të bronztë e ka siguruar Distria Krasniqi.

Ajo në këtë duel mposhtu sllovaken Kajzer me wazzari.

Para saj me medalje të bronztë u stolisën edhe Dardan Cena dhe Nora Gjakova.


Edhe Nora Gjakova rrëmben medalje në Evropianin e Xhudos

Pas Dardan Cenës, Kosova ka rrëmbyer edhe medaljen e dytë në Evropianin e Xhudos në Prishtinë.

Me medalje të bronztë është stolisur edhe xhudistja Nora Gjakova në kategorinë 57 kilogramë.

Ajo për këtë medalje e ka mposhtur xhudisten nga Azerbajgjani, Priscilla Gneto.


Cena mposht xhudistin bullgar, lufton për të bronztën e Evropianit

Xhudisti jonë, Dardan Cena do të luftojë për medaljen e bronztë të Kampionatit Evropian të xhudos që po mbahet në Prishtinë.

Në kuadër të kategorisë deri në 73 kilogramë, Cena e ka mposhtur në raundin e parë të repesazhit xhudistin bullgar, Mark Hristov.

Tani, Cena do të luftojë për medaljen e bronztë kundër xhudisti moldav, Petru Pelivan, i cili humbi nga Akil Gjakova në gjysmëfinale.


Akil Gjakova lufton për të artën e Evropianit të xhudos në Prishtinë

Akil Gjakova është i pandalshëm në Kampionatin Eevropian të xhudos që po zhvillohet në Prishtinë.

Akili ka fituar edhe luftën e tij të katërt, pasi që në gjysmëfinale të kategorisë deri në 73 kilogramë e ka mposhtur xhudistin nga Moldavia, Petru Pelivan.

Tani, në finale Akili do të përballet me fituesin e duelit mes Lasha Shavdatuashvilit dhe Manuel Lombardos.


Edhe Nora Gjakova lufton për të bronztën e Evropianit të xhudos

Sikurse Distria Krasniqi, edhe Nora Gjakova do të luftojë për medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të xhudos që po mbahet në Prishtinë.

Në kuadër të kategorisë deri në 57 kilogramë, Nora humbi në gjysmëfinale nga xhudistja nga Gjeorgjia, Eteri Liparteliani.

Tani, Nora e vazhdon garën në repesazh ku do të përballet me Priscilla Gneton e Francës për medaljen e bronztë.


Distria ndalet në gjysmëfinale, lufton për të bronztën në Prishtinë

Distria Krasniqi ka pësuar humbje në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian të xhudos, që po mbahet në Prishtinë.

Në kuadër të kategorisë deri në 57 kilogramë, Distria u mposht nga gjysmëfinale nga xhudistja izraelite, Timna Nelson Levy.

Tani, Distria do të luftojë për medaljen e bronztë në repesazh, ku e pret fituesen e duelit mes Kaja Kajzer dhe Lele Nairne.


S’ka të ndalur Akili, rrëmben fitoren e tretë

Akil Gjakova po tregohet i pandalshëm në Evropianin e Xhudos që po zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Ai tashmë ka fituar të tri luftërat e tij të zhvilluara.

Në luftën e tij të tretë në kategorinë 73 kilogramë, Gjakova u ballafaqua me xhudistin Hidayet Neydarov nga Azerbajxhani të cilin e mposhti me jo shumë vështirësi për të vazhduar kështu me bilanc të 100% deri tani.


Nora Gjakova në gjysmëfinale

Nora Gjakova është kualifikuar në gjysmëfinale të Evropianit të Hapur në Prishtinë.

Nora në një luftë shumë të fortë e mposhti sllovenen Kaja Kajzer. Ndaj saj fitoi me Ippon, por vetëm në kohën shtesë.


​Tjetër fitore e Akil Gjakovës

Akil Gjakova ka rrëmbyer edhe fitoren e dytë në Kampionatin Evropian të xhudos.

Në raundin e 1/16, Gjakova mposhti austriakun Lukas Reiter pas një lufte të gjatë dhe të fortë.

Me këtë fitore, xhudisti kosovar është kualifikuar në mesin e tetë xhudistëve më të mirë në këtë kampionat.


Nora Gjakova futet në mesin e tetë më të mirave

Pas Akil Gjakovës e Dardan Cenës, edhe Nora Gjakova e ka nisur me fitore Evropianin e Xhudos në Prishtinë.

Gjakova në kategorinë deri në 57 kilogramë u ballafaqua me finlandezen, Pihla Matikainen.

Pasi e dominoi luftën nga fillimi deri në fund, Gjakova me meritë mori fitoren dhe u plasua në mesin e tetë më të mirave të këtij kampionati.


​Akil Gjakova kalon pengesën e parë

Xhudisti kosovar, Akil Gjakova e ka kaluar me sukses pengesën e parë në Kampionatin Evropian të Xhudos.

Në luftën e parë të tij në kategorinë deri në 73 kilogramë, ai mposhti kroaton Robert Klacar.

Si fitues, Akili u konfirmua në kohën e artë, pasi nuk mjaftuan tre minuta e gjysmë të rregullt.


Dita e xhudos

Për herë të parë në Kosovë sot do të zhvillohet ngjarja më e madhe evropiane në sportin e xhudos.

Në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë, do të zhvillohet Kampionati Evropian i Xhudos që mbledhë xhudistët elitarë të këtij sporti në Evropë.

Kjo do të jetë hera e parë që xhudisteve si Distria Krasniqi e Nora Gjakiva, si dhe Akil Gjakova e Dardan Cena do të kërkojnë medalje elitare evropiane në vendin e tyre pas shumë e shumë sukseseve e medaljeve të fituara evropiane dhe botërore.

Kategoria 73 kg do jetë e mbushur me emrat më të mëdhenj të xhudos botërore.

I pari i Ranglistës Botërore Azeri Hajdarov, legjenda e xhudos Kampion Olimpik Shavdatuashvili, nënkampioni Botëror aktual Italiani Lombardo e të tjerë.

Kategoria e femrave deri 57 kg përveç dy Kampioneve kosovare Olimpike do marrin pjesë nga Elita Botërore edhe shumë medaliste Botërore e Evropiane.

Back to top button