Xhudo sjell edhe medaljen e tretë për Kosovën në lojërat mesdhetare "Tarragona 2018"

Xhudo sjell edhe medaljen e tretë për Kosovën në lojërat mesdhetare “Tarragona 2018”

Pas dështimit të xhudistes së re Laura Fazliu e cila u mposht qysh në garën e parë,  Akil Gjakova është kualifikuar në gjysmëfinale.

Akil Gjakova ka fituar me Ippon kundër garuesit të Spanjës Javier Ramirez.

Kjo do të jetë medalja e tretë për Kosovën në këto lojëra, që të tria të fituara në sportin e xhudos.

Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018” kanë filluar nga 22 qershor dhe do të vazhdojnë deri më 1 korrik 2018.

Nora Gjakova rrëmben medaljen e artë

Distria Krasniqi ia sjell medaljen e parë të artë Kosovës