Gjakova pa medalje në Grand Slamin e Xhudos “Abu Dhabi 2019”

Gjakova pa medalje në Grand Slamin e Xhudos “Abu Dhabi 2019”

Xhudisti kosovar, Akil  Gjakova është eliminuar në rrethin e tretë të garës në kategorinë -73 kg në Grand Slamin e Xhudos “Abu Dhabi 2019” të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Ai ka pësuar humbje nga xhudisti belg, Dirk Van Tichelt.

Xhudisti pejan, rrethin e parë e kaloi pa luftë, ndërsa në të dytin mposhti garuesin indian, Nilesh Balhara.

Tani në finale për kategorinë -73 do të garojnë përfaqësuesit e Kanadës dhe Turqisë.

Kujtojmë që gjatë ditës së djeshme edhe motra e Akil Gjakovës, Nora nuk arriti të siguroi medalje, ndërsa Majlinda Kelmendi arriti ta fitojë medaljen e artë.

 


Nesër në kuadër të këtyre garave pritet të garojë edhe garuesja e katërt nga Kosova, Loriana Kuka./21Media