Gjakova do të garojë për medaljen e bronztë

Gjakova do të garojë për medaljen e bronztë

Akil Gjakova është një fitore larg ngjitjes në podium në Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.

Xhudisti 23 vjeçar do të garojë për medaljen e bronztë përmes repesazhit, kategoria -73 kg.

Akili do të luftojë me Rustam Orujov të Azerbajxhanit, medalist i argjendtë i Lojërave Olimpike Rio 2016.

Gjakova sot shënoi tri fitore, ndërsa u mund në çerekfinale.