Këtë çmim ai e mori nga ministri i Kulturës Kujtim Gashi

Këtë çmim ai e mori nga ministri i Kulturës Kujtim Gashi

Kompozitori Akil Koci, ka fituar çmimin për muzikë “Niketë Dardani”. Kocit çmimin ia ka ndarë ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Kujtim Gashi.

Fituesi kompozitori Koci është ndjerë shumë i lumtur që i është ndarë ky çmim.

“Kam menduar që kam kaluar në harresë. Për  mua është një ditë fantastike, falënderoj studentët e mi,  të cilët nuk më kanë harruar për mundim tim modest” , tha Koci.

Ai e ka lutur ministrin Gashi , që të kenë një mbështetje më të madhe për të gjithë krijuesit.

Ministri Gashi është shprehur se kjo ceremoni organizohet për të vlerësuar dhe nderuar krijuesit dhe talentët në Kosovë, që kanë bërë me vite të tëra.

“Çmimet që ndajmë sot janë mirënjohje për krijuesit , si Ministri jemi të interesuar që të jemi në mbështetje të tyre, jemi krenar me punën që keni bërë në vazhdimësi. Është moment historik që të vlerësojmë punën e juaj, jo vetëm për mbështetje financiare, sepse vepra nuk paguhet kurrë. Ne e kemi emruar një juri ku iu kemi besuar punën për përzgjedhjen e çmimeve “tha ai.

Ndërsa Valton Krasniqi pjestar i  jurisë, ka falënderuar të gjithë ata qe kanë konkurruar për këto këto çmime.

Ai më pas ka arsyetuar të gjitha këto çmime, duke përshkruar biografinë e Akil Kocit, si fitues i çmimit “Niketë Dardani”.

Çmimet u ndanë edhe për Kristë Lekajn kompozitor, Mendi Mengjiqit për veprën simfoni, Ardian Halimin, Kreshnik Aliçkaj dhe Blondi Krasniqi.