Sonte ishte nata e sportistëve kosovarë

Sonte ishte nata e sportistëve kosovarë

Akil Gjakova, Donjeta Sadiku dhe Distria Krasniqi bënë krenarë shqiptarët me fitoret e tyre, për të cilat shumë prej personaliteteve të vendit u shprehën se medaljet e tyre janë dhuratat më të mira për 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Xhudisti Akil Gjakova fitoi medaljen e artë në Paris, boksierja Donjeta Sadiku fitoi po ashtu medaljen e artë në Hungari, ndërsa xhudistja Distria Krasniqi arriti ta fitojë medaljen e bronztë në Paris, shkruan rtv21.tv

Xhudisti Akil Gjakova fitoi medaljen e artë në Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Paris. Ai në finale mposhti gjeorgjianin, Lasha Shavdatuashvilli, në kategorinë -73 kg.

Boksierja Donjeta Sadiku fitoi medaljen e artë në finale të turneut ndërkombëtar “Bocskai Istvan” në Debrecen të Hungarisë. Boksierja Sadiku në finale mundi bindshëm boksieren kroate, Beraim Sara.

Xhudistja Distria Krasniqi fitoi medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja Krasniqi mposhti në repesazh japonezen, Natsumi Tsunoda, në kategorinë -52 kg.

Për fitoret e tyre, sportistët kanë marrë urime dhe falenderime nga krerët më të lartë të shtetit./21Media