Akili fiton medaljen e argjendtë

Gjakova mposhtet nga Mogushkov

Xhudisti kosovar, Akil Gjakova është mposhtur në finale të Grand Prix-it, në Hagë.

Gjakova është mposhtur nga rusi Musa Mogushkov, në kategorinë -73 kilogramë.

Akili fitoi katër luftëra, të parën ndaj xhudistit nga Gana, Emmanuel Nartey, të dytën duke mposhtur garuesin nga Holanda, Roy Schipper, luftën e tretë Akili e eliminoi kundërshtarin nga Hungaria, Miklos Ungvari dhe në gjysmëfinale mposhti gjermanin Anthony Zingg.

Përderisa kujtojmë që Loriana Kuka do të garojë nesër në kategorinë – 78 kilogramë./21Media

Back to top button