2018 ishte viti i Akilit!

2018 ishte viti i Akilit!

Në vitin 2017, jo shumë shpesh kemi dëgjuar lajme që na flisnin për sukseset e xhudistit Akil Gjakova, por 2018-ta ishte krejtësisht ndryshe.

Rusja, Spanja, Azerbajgjani, janë vetëm disa nga shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën, por përkundër këtij fakti me apo pa dëshirën e tyre flamuri I Kosovës u ngrit lartë, u nderua dhe shkëlqeu fortë në po këto vende.

Përderisa në Lojërat Olimpike të realizuara përgjatë viteve ishte vetëm Majlinda Kelmendi, ajo që na bëri zemrën mal,  në Tokio 2020, Kosova do të prezantohet me një ekip shumë më të kompletuar, pjesë përbërës e të cilit është edhe Akili, i cili veç ka filluar përgatitjet për këto gara.

Lojërat Olimpike Tokio 2020, janë sfida e radhës për Akilin nga i cili presim vetëm më të mirën, medaljen e artë olimpike. Sicili do qoftë rezultati i tij në këto gara e ardhmja i takon Aklit dhe xhudistëve tjerë të cilët jemi të bindur që do të vazhdojnë ta nderojnë dhe ta ngrisin edhe më lartë e më lart emrin Kosovë./21Media