Akili i artë, Distria e bronztë

Akili i artë, Distria e bronztë

Trajneri Driton Kuka, pas fitores së medaljes së artë të xhudistit Akil Gjakova, ka shkruar se fitorja e Aklit është dhurata për 10 vjetorin e shtetit.

“Mbreti i Parisit që flet Shqip sonte! Dhurata për 10 vjet shtet! Akili i artë në Grand Slam Paris! Kampioni Olimpik i gjunjëzuar në Finale!” ka shkruar Dritoni në Facebook.

Xhudisti kosovar, Akil Gjakova ka fituar medaljen e artë në Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Paris. Ai në finale mposhti gjeorgjianin, Lasha Shavdatuashvilli, në kategorinë -73 kg. Për të arritur deri në finale, Akilit iu desht të mposhtë edhe katër kundërshtarë të tjerë, shkruan rtv21.tv

Ndërkohë, edhe xhudistja kosovare, Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja Krasniqi ka mposhtur në repesazh japonezen, Natsumi Tsunoda, në kategorinë -52 kg. Ndërsa, e pafat u tregua Nora Gjakova që u ndalë në rrethin e dytë./21Media