Gjakova në rrethin e radhës do të përballet me fituesin e duelit Tohar Butbul – Saian Ondar

Gjakova në rrethin e radhës do të përballet me fituesin e duelit Tohar Butbul – Saian Ondar

Xhudisti kosovar, Akil Gjakova sot u kualifikua në çerekfinale të “Grand Slamit” të Bakusë.

Gjakova pasi e mundi xhudistin portugez, Nuno Saraiva kaloi në çerekfinale të “Grand Slamit”.

Xhudisti kosovar në çerekfinale do të përballet me fituesin e duelit Tohar Butbul – Saian Ondar.

Akili, që po garon në kategorinë deri në 73 kilogramë rrethin e parë e kaloi pa luftë, ndërsa në rrethin e dytë u përball me xhudistin rumun, Alexandru Raicu.

Kosova po përfaqësohet në ‘Grand Slamin’ e Bakusë edhe me Loriana Kuka, e cila do të garojë nesër.