Do t’i nënshtrohen 20% e numrit të përgjithshëm të listës së zyrtarëve

Do t’i nënshtrohen 20% e numrit të përgjithshëm të listës së zyrtarëve

Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) sot nga ora 11:00 organizon shortin për kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik.

Bazuar në Ligjin nr. 04/L-228 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 04/L-050 për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik, kontrollit të plotë të pasurisë së deklaruar, nga ana e Agjencisë do t’i nënshtrohen 20% e numrit të përgjithshëm të listës së zyrtarëve që kanë deklaruar pasurinë e rregullt vjetore.

Por kjo nuk e nënkupton se Agjencia nuk do të merret me pjesën tjetër të listës së zyrtarëve publik aty ku ka mos përputhje konform ligjit.