AKK “po monitoron” rritjen 24% të çimentos

Çmimi i çimentos është rritur dy herë brenda 10 muajve

Autoriteti i Konkurrencës ka nis monitorimin e çmimit të çimentos, pas ankesave nga prodhuesit e betonit.

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës-AKK tha për 21Media, se “do të monitorojë lëvizjet e mundshme të çmimit në treg”.

24.4% është më shtrenjtë sot çimentoja sesa ishte në mars të vitit të kaluar, thonë kompanitë që prodhojnë beton.

Prodhuesit e betonit të enjten janë ankuar se “Sharrcem” ka ngritur më 13 janar prapë çmimin e çimentos, ndërsa paraprakisht këtë e ka bërë në mars 2019.

Sharrcem ndërkaq, siç raporton 21Media, ka arsyetuar rritjen me parimet e tregut të lirë.

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës tha për 21Media se “angazhohet që kompanitë në marrjen e vendimeve të tyre të jenë të pavarura dhe të sigurohet që nuk ekziston bashkërendim apo koordim ndërmjet tyre”.

AKK si institucion i pavarur, ka për mandat parandalim e çdo shkelje të konkurrencës së lirë në treg./21Media

Back to top button