64 punonjës të institucioneve publike nuk e respektuan afatin e përcaktuar

64 punonjës të institucioneve publike nuk e respektuan afatin e përcaktuar

Më 1 prill ishte dita kur përfundoi afati ligjor për deklarimin e pasurisë për të gjithë zyrtarët e lartë të shtetit.

Por, nga 4.819 zyrtarë publik sa ishin të përfshirë në listën e Agjencisë Kundër Korrupsion, 4.755 iu përgjigjen pozitivisht afatit të këtij institucioni për deklarim të pasurisë, apo 98.67%.

64 punonjës të institucioneve publike të shtetit nuk e respektuan afatin e përcaktuar ligjor.

Prej numrit të përgjithshëm të atyre që kanë pasur për obligim ta deklarojnë pasurinë,  35 zyrtarë të lartë publik kanë deklaruar pasurinë pas afatit, 16 nuk e kanë deklaruar pasurinë me arsye, kurse 13 prej tyre nuk e kanë deklaruar pasurinë deri më tani”, thuhet në njoftimin e Agjencisë.

Ligji për Deklarimin e Pasurisë parasheh deklarimin e pasurisë për të gjithë zyrtarët e lartë publikë të institucioneve shtetërore. Sipas Agjencisë Kundër Korrupsion, nga 1 prilli i këtij viti ky institucion ka përmbyllur edhe deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë.

Sipas njoftimit të AKK-së, të gjithë ata që nuk e deklaruan pasurinë por, edhe ata që patën vonesa dhe shprehën arsye për mos deklarim, ky institucion do t’i verifikojë të gjitha pretendimet.

Agjencia do t’i verifikojë të gjitha pretendimet për arsyet e deklaruara nga zyrtarët e lartë publikë për vonesat e deklarimit të pasurisë pas afatit, dhe mosdeklarimit të pasurisë edhe pas kalimit të afatit”, thuhet në njoftimin e AKK-së./kallxo.com