Kosova hap dyert për vëllezërit dhe motrat shqiptare

Kosova hap dyert për vëllezërit dhe motrat shqiptare

Përveç ndihmesës së veshmbathjeve, ushqimeve dhe batanijeve që janë dërguar në Shqipëri nga qytetarët e Kosovës, kjo e fundit ka hapur dyert edhe për t’i pranuar në shtëpitë e tyre.

Ndërsa në mëngjesin e sotëm në hotelin ‘Ora’ në Prishtinë janë akomoduar 30 banorë të Shqipërisë, të cilët ishin viktima të tërmetit të djeshëm. Ndërkohë, edhe shumë familjarë të Kosovës pritet që në orën 13:00, të vijnë t’i marrin banorët e Shqipërisë dhe t’i strehojnë në shtëpitë e tyre.

Parashihet që gjatë ditës së sotme të vinë edhe shumë banorë të tjerë nga Durrësi./21Media