AKP derdh në buxhetin e shtetit 42 milionë euro

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ia ka dorëzuar dje Qeverisë së Kosovës 42 milionë euro

Në mbledhjen e djeshme të Bordit të Drejtorëve të AKP-së, këta të fundit kanë marrë vendim që t’i transferojnë 42 milionë euro në buxhetin e Republikës së Kosovës.

Këto para janë nga “fondet e mbetura”.

“Në mbledhje u diskutuan dhe u morën vendime të rëndësishme për procesin e privatizimit dhe përmbylljen e likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore në vend. Konkretisht, Agjencia ka vendosur që të transferojë në buxhetin e Republikës së Kosovës mbi 42 Milion e 159 mijë e 638 € të kualifikuara si “fonde të mbetura” pas përmbushjes së kërkesave kreditore”, thuhet në njoftimin për media të AKP-së.

Përvec kësaj, Bordi i Drejtorëve të AKP-së ka marrë vendim që t`i shpërndajë 20% për punëtorët e N.Sh. Unimont dhe N.Sh. Betonjerka në vlerë prej 202 mijë euro për Unimont dhe 655 mijë euro për Betonjerkan. /kallxo

Back to top button