AKP do të shes edhe disa asete të ndërmarrjeve

98 asete do të privatizohen përmes metodës së shitjes përmes likuidimit

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), zyrtarisht ka shpallur shitjen e aseteve përmes likuidimit nr.45, lista e të cilës përmban 98 asete dhe të gjitha këto do të privatizohen përmes metodës së shitjes përmes likuidimit.

Sipas njoftimit, kjo valë e shitjeve me të gjitha asetet e tenderuara është aprovuar në bordin e drejtorëve, kurse AKP i ka njoftuar paraprakisht të gjitha komunat përkatëse se këto asete të ndërmarrjeve shoqërore do të privatizohen dhe ka shpallur njoftimin për tender në faqen e saj të internetit www.pak-ks.org , si dhe në mediat e shkruara dhe ato elektronike.

Ofertat e mbyllura për njësitë/asetet në vijim duhet të dorëzohen në “Sallën e konferencave – Hoteli Grand”, në Prishtinë me datën 03 prill, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, të shoqëruara edhe nga depozita e ofertës dhe tarifa për paraqitjen e ofertës, ashtu siç është parashikuar për secilin artikull. Kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë, duke filluar nga ora 12:30.

Back to top button