AKP ka miratuar listën e valës së shitjes së 44 aseteve

Sipas AKP-së, asetet paraqesin mundësi të shkëlqyer për investitorët potencialë

Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit njofton se ka mbajtur mbledhjen e rregullt me datën 25 korrik 2018 me ç’rast ka shqyrtuar dhe miratuar listën e valës së shitjes së aseteve me Likuidim 41, valë kjo që përfshin 44 asete atraktive në Kosovë, të cilat paraqesin mundësi të shkëlqyer për investitorët potencialë që kanë interesim për zgjerim të biznesit apo iniciativa të reja biznesore në Kosovë.

”Veç kësaj, Bordi miratoi edhe Udhëzuesin e brendshëm për procedurat e parcelizimit të aseteve të Ndërmarrjeve Shoqërore, procedurë kjo tejet e rëndësishme gjatë përgatitjes së këtyre parcelave për procesin e shitjes me privatizim/likuidim si dhe rastet tjera të transformimit të pronësisë të paraparë me Ligjin e AKP-së”, bëhet e ditur në komunikatë.

Gjatë kësaj mbledhjeje, siç njofton AKP,  Bordi aprovoi disa qiradhënie të aseteve të ndërmarrjeve shoqërore në administrim direkt dhe atyre në likuidim. ”Në këtë mbledhje poashtu u aprovua shpërndarja e mjeteve për kreditorët të NSH-ve në likuidim: GJI058 Fabrika e Baterive, PRZ004 Sillos dhe PRZ014 Ballkan në shumën prej 1,496,135.45 €. Bordi poashtu është njoftuar që 17 Raportet përfundimtare të NSH-ve në likuidim do të dërgohen në DhPGjS dhe pas vendimit të Dhomës likuidimi i atyre ndërmarrjeve do të marr fund”, njoftohet më tutje.

Bordi poashtu aprovoi raportin me gjithsej 14 raste të komisionit për shitjen e banesave në pronësi shoqërore. Mbledhja e radhës do të mbahet me datë 30 Gusht 2018./21Media

Back to top button