AKP merr vendime të rëndësishme për procesin e privatizimit

Bordi diskutoi dhe e miratoi propozimin për inicimin e procedurave të likuidimit për ndërmarrjen shoqërore

Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e tij të rregullt ku u diskutuan dhe u morën vendime të rëndësishme për procesin e privatizimit dhe përmbylljen e likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore në vend.

Në këtë mbledhje u diskutua për valën e fundit të shitjeve të aseteve të përmes likuidimit me nr.35 dhe u aprovuan transaksionet e aseteve që ishin për shitje në tenderin publik.

Sipas një komunikate për medie bordi diskutoi dhe e miratoi propozimin për inicimin e procedurave të likuidimit për ndërmarrjen shoqërore “Ndërmarrja për mirëmbajtje ndërtimore Zveçan”. Ndërsa për ndërmarrjet shoqërore të Gjakovës, konkretisht NSh Metaliku, përfshirë edhe Fabrikën e Enëve, NSh Jatex dhe NSh Virxhinia, Bordi mori vendim për të vendosur administrim direkt në këto ndërmarrje.

Bordi shqyrtoi dhe aprovoi qiradhënien përmes tenderit publik për dy asete të NSH-së “Ereniku”, në Gjakovë dhe disa qiradhënie tjera.

Po ashtu, Bordi diskutoi edhe për ndërmarrjen e re të privatizuar “Emin Duraku Kompleksi Industrial”, të cilës i ka skaduar afati i marrëveshjes së zotimeve dhe me këtë rast Bordi vendosi që të realizohet një auditim i kësaj ndërmarrjeje.

Në këtë mbledhje u miratuan plotësim-ndryshime të procedurave të shitjes dhe të rregullave të përgjithshme të tenderit.

Back to top button