AKR e pavendosur nëse do të votojë qeverinë e Kurtit

VV-LDK afat deri të hënën

Kryesia e Kuvendit vendosi sot që seanca me të vetmen pikë të rendit të ditës zgjedhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës të mbahet të hënën e 3 shkurtit.

Mandatari për formimin e qeverisë, Albin Kurti, do t’i paraqesë për votim deputetëve kabinetin e ri qeverisës.

Nga AKR thonë se nuk kanë marrë një vendim nëse do ta votojnë apo jo qeverinë e Kurtit.

Deputetja e kësaj partie, Mirlinda Sopi, tha se ajo që është dëshmuar është fakti që nuk ka marrëveshje për parime mes dy partive që synojnë të qeverisin VV-së dhe LDK-së.

“Nëse pyetem si Mirlindë më ka dëshpëruar sepse tash është dëshmuar që nuk ka marrëveshje për parime dhe nuk janë duke u diskutuar parimet dhe programi. Nëse pyetem si Mirlindë kam shumë dilemë, ndërsa sa i përket partisë nuk kemi vendim dhe ende nuk kemi dal me një qëndrim se do të jemi pro ose kundër”, tha ajo.

Back to top button