AKR ka filluar përgatitjet për zgjedhjet lokale të 22 tetorit

AKR ka filluar përgatitjet dhe mobilizimin për zgjedhjet lokale të 22 tetorit dhe për këtë arsye do të ketë edhe riorganizime

Kryesia e AKR-së ka njoftuar se kjo parti dhe deputetët e zgjedhur, janë unik në qëndrimin e përbashkët gjatë themelimit të institucioneve të reja të Kosovës, si rezultat i zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

“Kryesia e Aleancës Kosova e Re në takimin e mbajtur sot nën drejtimin e presidentit, Behgjet Pacolli, ka diskutuar dhe analizuar procesin zgjedhor të 11 qershorit, si dhe rezultatet e arritura në këtë proces. Kryesia ka diskutuar për përparësitë dhe ngecjet e vërejtura në kuadër të koalicionit parazgjedhor” thuhet në një komunikatë nga AKR.

AKR ka filluar përgatitjet dhe mobilizimin për zgjedhjet lokale të 22 tetorit dhe për këtë arsye do të ketë edhe riorganizime dhe ristrukturim të strukturave në disa nga degët e partisë, ku janë vërejtur mangësi në procesin e zgjedhjeve të 11 qershorit.

“Kryesia e AKR-së dhe deputetët e zgjedhur, janë unik në qëndrimin e përbashkët gjatë themelimit të institucioneve të reja të Kosovës si rezultat i zgjedhjeve të jashtëzakonshme” thuhet më tutje.

AKR ka veprime të përbashkëta dhe bashkëpunim në baza ditore me partnerët e koalicionit parazgjedhor./21Media

Back to top button