AKR: Po shantazhohen aktivistët tonë
Sipas tyre, kjo ndikon në ndarjen e Kosovës
Aleanca Kosova e Re ka reaguar lidhur me aderimet nëpër parti politike, duke e konsideruar të papranueshëm presionin dhe shantazhet ndaj aktivistëve të saj.
Sipas AKR-së, do të ishte normale nëse bëhen lëvizje të njerëzve nga një parti në tjetrën, por është e papranueshme që këto lëvizje të nxiten nga shantazhe direkte duke premtuar e kërcënuar nga krerët e lartë të institucioneve.
“Kosova është tepër e vogël që të rajonizohet sipas interesave të individëve të caktuar. Kjo përveç se është e jashtëligjshme, i shërben edhe ndarjes apo rajonizimit të Kosovës. Aleanca Kosova e Re është parti e gjithë Kosovës dhe parti e të gjitha gjeneratave”, thuhet në njoftimin për media./21Media