Aksident në magjistralen Prishtinë- Ferizaj

Aksident në magjistralen Prishtinë- Ferizaj

Raportohet se sot në magjistralen Prishtinë Ferizaj, përkatësisht në fshatin Perlez ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë lënduar 7 persona. Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt Agim Gashi për koha.net ka thënë se tre prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe janë dërguar për trajtim në QKUK, kurse katër të tjerë janë liruar.

Në këtë aksident janë përfshirë dy automjete njëri Golf dhe tjetri Kombi.