Një person është lënduar

Një person është lënduar

Një person është lënduar sot në një aksident trafiku në rrugën Gjilan- Prishtinë gjegjësisht afër Liqenit të Badovcit.

Lajmin e ka konfirmuar për 21Media zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

Ajo ka bërë të ditur se në aksident ishin të përfshira tri vetura. 21Media mëson se në mesin e veturave të aksidentuara ishte edhe një e FSK-së

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 9:00 ./21Media