Aksident fatal në Podujevë

I aksidentuari nuk i ka mbijetuar plagëve

Një person rreth moshës 60-vjeçare ka vdekur, pasi është goditur sonte nga një veturë në Podujevë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:20, në rrugën “Fitorja” në Podujevë.

Të aksidentuarit i është dhënë ndihma e parë dhe me autoambulancë është dërguar në Qendrën Emergjente. Por, viktima nuk ka mundur t’u përballojë plagëve të marra dhe vdekja është konstatuar në këtë qendër nga mjeku kujdestar./kp

Back to top button