Një aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e 4 të tjerëve është regjistruar në aksin rrugor Korçë-Pogradec

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e 4 të tjerëve është regjistruar në aksin rrugor Korçë-Pogradec

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Leshnicë, ku një automjet tip “Golf”, është përplasur me nje mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin D.H.

Për pasojë, ka ndërruar jetë, drejtuesi i mjetit tip “Golf” dhe janë transportuar në Spital për mjekim 4 shtetas, ndër të cilët tre pasagjerë të mjetit tip “Golf”, si edhe drejtuesi i mjetit tip “Benz”, shtetasi D.H, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Mes të plagosurve mësohet se janë dy gra dhe një fëmijë 8 vjeç.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.