Aksident i rënd, vdes një person

Një person tjetër është në gjendje të rëndë

Policia e Shqipërisë njoftoi se sot pas një aksidenti trafiku ka vdekur P.M., 31 vjeçe banuese në Peqin.

“Më datë 02.07.2017 në qytetin e Peqinit në Lagjen “Xhami” shtetasi R.M., 40 vjeç banues në Peqin, duke drejtuar mjetin Volksëagen, Pasat veturë ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanalin që vjen nga Bishqemi-për Kavajë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në veturë ishte edhe N.D., 51 vjeçe banuese në Maqedoni, tezja e drejtuesit të mjetit, tani ndodhet në spital në gjëndje të rëndë për jetën.

Ndërsa sipas policisë Xh.D., 21 vjeçe banuese në Maqedoni, K.M., dhe E.M., 8 dhe 6 vjeçe banuese në Peqin, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia njofton se drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Peqin për veprime të mëtejshme.

Back to top button