Aksident i rëndë, humb jetën një 30-vjeçar

 
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Bulqizë të Shqipërisë.
Ngjarja ka ndodhur në aksin rural Ballejë-Krastë, ku një automjet tip “Mitsubish” ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga.
Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit i identifikuar si D.Gj, 30 vjeç, banues në Martanesh.
Grupi hetimor i mbërritur në vengjarje ka nisur hetimet për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit të rëndë me pasojë vdekjen e të riut./oranews

Back to top button