Pesë persona të tjerë mbetën të lënduar

Pesë persona të tjerë mbetën të lënduar

Një person ka humbur jetën dhe pesë të tjerë mbetën të lënduar si pasojë e një aksidenti në komunikacion. Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 01:35 minuta, në rrugën Ferizaj-Lipjan, në fshatin Muzeqinë.

Sipas raporteve të para policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur kur ngasësi i veturës VW Golf V.O. ( m/sh/k 26 vjeçar ), duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes dhe kushteve të rrugës ka humbur kontrollin mbi timonin dhe ka dalur jashtë rrugës në anën e majtë me ç’rast automjeti ka rënë në lumin e fshatit.

Në këtë aksident, pasagjerja A.A. 21 vjeçare ka humbur jetën dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i viktimës dërgohet për obduksion në IML Prishtinë, shkruan rtv21.tv.

Policia ka njoftuar se pesë personat tjerë të lënduarve, fillimisht iu është dhënë ndihma e parë në emergjencën e Ferizajt, ku dy prej tyre janë dërguar në QKUK Prishtinë për tetman të mëtejmë mjekësor.

Portali rtv21.tv ka kontaktuar me mjekun kujdestar në QKUK dr Ejup Govori, i cili ka thënë se njëri prej të lënduarve ende qëndron në emergjencë në observim, por gjendja e tij është stabile.

Me rastin janë duke u marrë hetuesit e Njësitit të trafikut rrugor në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit./21Media