Shkak i akisdentit mospërshtatja e shpejtësisë

Shkak i akisdentit mospërshtatja e shpejtësisë

Një person 29 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:40, në fshatin Seqishtë të Hani Elezit.

Sipas raporteve të para të policisë, rasti ka ndodhur kur ngasësi i automjetit transportues me targa vendore S.K. (m/sh/k 29 vjeçar ), duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes kushteve të rrugës, kishte humbur kontrollin mbi timonin duke dalur nga rruga, ku me këtë rast pësoi lëndime të rënda.

Në vendin e ngjarjes mjeku ka konstatuar se viktima kishte ndërruar jetë dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i viktimës dërgohet për obduksion në IML Prishtinë.

Me rast janë duke u marr hetuesit e njësitit të trafikut rrugor në bashkëpunum me Prokurorin e Shtetit.

Vetëm gjatë ditës së enjte kanë ndodhur 45 aksidente komunikacioni./21Media