Një i vdekur, katër të lënduar

Një i vdekur, katër të lënduar

Një aksident i rëndë me pasoja fatale ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Një person ka vdekur, ndërsa katër të tjerë mbetën të lënduar.

Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

Hoxha tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:00.

“Njësitet kompetente policore për menagjimin e trafikut në autstrada janë duke u marr me rastin dhe duke hetuar shkaqet dhe rrethanat se si ka ardhë deri te ky aksident tragjik”, ka thënë Hoxha për rtv21.tv.

Policia ka njoftuar se rreth orës 10:30 autostrada drejtimi Duhël-Suharekë është bllokuar për qarkullim./21Media