Të lënduarit jashtë rrezikut për jetë

Të lënduarit jashtë rrezikut për jetë

Një aksident trafiku ndërmjet tri veturave ka ndodhur sot rreth orës 07:00 në fshatin Sojevë të komunës së Ferizajt.

Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar tre persona.

Lajmin e ka konfirmuar për portalin rtv21.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Mehmetali Hajdini.

“Sot rreth ores 07:00 te mengjesit ne fshatin Sojevë ka ndodhur një aksident trafiku ku janë të përfshira 3 automjete civile. Në aksident janë lenduar tre persona ( tre vozitësit e veturave ), mirëpo fatmirsisht lëndimet nuk janë serioze sipas mjekeve kujdestar dhe pas tretmanit mjekësor te tre të lënduarit janë liruar nga Emergjenca e Ferizajit dhe momentalisht janë duke u intervistuar në objektin e Policisë së Kosovës ne Ferizaj”, ka konfirmuar Hajdini.

Sipas policisë shkaktar i aksidentit ishte ku njëra nga veturat ka bërë tejkalim të pasigurt me ç’rast është ndeshur me dy veturat tjera.

 

Vetëm dje kanë ndodhur 49 aksidente trafiku, dy prej tyre me fatalitet. Një foshnje humbi jetën në fshatin Gorancë të Hani i Elezit dhe një person tjetër në fshatin Bubavec të Malishevës./21Media