Aksident i rëndë në Zvicër, 1 i vdekur, 44 të plagosur, mes tyre dy shqiptarë

Tre të tjerë në gjendje të rëndë

Një autobus nga Genova u aksidentua në Cyrihut të Zvicrës.

Në këtë aksident, një grua vdiq dhe 44 persona të tjerë u lënduan, këtë e konfirmoi policia lokale.

Tre nga të lënduarit janë në gjendje të rëndë, dy shoferët në bord dhe një grua ruse.

Në kohën e aksidentit autostrada ishte e mbuluar me borë dhe akull, shpjegoi zëdhënësi i policisë lokale Rebecca Tilen.

Automjeti “Flixbus” erdhi nga Genova dhe u drejtua në Düsseldorf të Gjermanisë. Shkaqet e tragjedisë janë ende të panjohura.

Raportohet se në atë autobus ishin edhe dy shqiptarë, transmeton rtv21.tv.

Udhëtarët kishin kombësi të ndryshme. Një zëdhënës i Flixbus shtoi se ai nuk kishte informacion mbi kombësitë për shkak se ata nuk janë të regjistruar në kohën e blerjes së biletave. Sipas policisë e cila konfirmoi vdekjen e gruas, kishte të paktën 13 italianë, një zviceran, një gjerman, dy kolumbianë, një jordanez, një rumun, një boshnjak, dy shqiptarë, gjashtë rusë, dy nigerianë, një person ganez dhe një Benin.

Të lënduarit u dërguan në spitalet lokale./21Media

Back to top button