Tre automjete të përfshira në aksident

Tre automjete të përfshira në aksident

Një aksident i rëndë rrugor me plagosjen e 4 personave është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin Elbasan-Peqin.

Tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën ku si pasojë kanë marrë plagë tre drejtuesit e mjeteve si dhe një grua.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Elbasanit.

Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për të zbuluar shkaqet e aksidentit.